Ky ishte qëndrimi i Barack Obamas për shkarimin e Lopeteguit

Ky ishte qëndrimi i Barack Obamas për shkarimin e Lopeteguit

Erdogan lëshon urdhër-arrest për basketbollistin Kanter

Presidenti i Federatës se Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales ka thënë se ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kishte dhënë atij mendim pasi ky i fundit kishte shkarkuar Julen Lopetegui para fillimit të Botërorit

Federata e shkarkoi atë kur u zbulua se ai ishte pajtuar për të qenë trajner i Real Madridid pas turneut pavarësisht se ishte nën kontratë me Kombëtaren.

Obama dhe familja e tij kishin udhëtuar për pushime në Spanjë në fillim të këtij muaji ku kishin kalyuar pak ditë në Madrid e ku ai ishte takuar me kryeministrin Pedro Sanchez dhe Mbretin Filipe VI, si dhe Rubialesin.

“Ajo çfarë me ka befasuar është se ai dinte më shumë sesa unë kisha parashikuar”, tha Rubiales për radion Cadenas Cope.

“Kishte një referencë për çështje të caktuara për të cilat ai thoshte se disa vendime që merren në Shtetet e Bashkuara kanë tonë patriotik, derisa këtu është më vështirë të merren, sidomos kur janë të këtyre dy vijave”.

“Ajo çfarë ai provonte të me tregonte është se mosveprimi në përgjithësi prodhon më pak kundërshtime dhe më pak kritika, por që herë pas herë duhet të veprosh. Nga ajo që mund ta kuptoj tash nga ky takim, ai dhe shoqëruesit e tij ishin në vije me vendimin që kisha marrë. Kurrë nuk kam dyshuar për vendimin, duhej të isha i qartë, kishte të bënte me vlera, me filozofinë tonë…por i respektojë të gjitha pikëpamjet e të tjerëve”.

Fernando Hierro mori detyrën e menaxzherit pas Lopeteguit, por Spanja u eliminua në 1/8 e finales nga mikëpritësi Rusia. Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka marrë drejtimin e Spanjës.

Komentet e Rubiales për takimin me Obaman janë bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me komentet e tij, e disa kanë bërë edhe humor. /GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)