Nisin punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

Nisin punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

Limani-Hajmuni: Gratë të jenë gjysma e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës

Kanë filluar punimet në renovimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan dhe në objektin e shërbimit të urgjencës, ku përveç fasadimit të mureve dhe rregullimit të platos, pritet të kryhen edhe dia punë tjera si ndriqimi me drita led, ngjyrosja e dyereve të ordinancave, vendosja e dyerëve të hyrjes, largimi i sporteleve të vjetra, vendosja e kutive të ankesave, vendosja e sinjalizimit orientues për pacientin, ndërtimi i recepsionit në emergjencës.Image may contain: 2 people, people standing

Drejtoresha e Shëndetësisë së Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni, ka treguar për Gazetën Ulpianapress se rinovimi i QKMF-së, duke përfshi edhe objektin e urgjencës, komunës së Lipjanit i ka kushtuar plot 24,220.38 euro, si dhe ka treguar se cka saktësisht do të rinovohet.Image may contain: indoor

‘’Rinovimi i QKMF-së duke përfshi edhe objekrin e emergjencës, nga buxheti i Komunës perfshinë vlerën e 24,220.38 euro. Do të renovohet komplet hapsira e mbrendshme, (ngjyrosja e mureve, ndriqimi-drita led, ngjyrosja e dyerëve të ordinancave, vendosja e dyereve të hyrjes, largimi i sporteleve të vjetra, vendosja e kutive të ankesave, vendosja e sinjalizimit orientues për pacientin, ndërtimi i recepsionit në emergjencë, etj’’.Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Ajo më tej shtoi se përmes një projekti tjetër të financuar nga AQH-ja (Kujdesi shendetesor i Qasshëm dhe Cilësor-Accessible Quality Healthcare), është duke u ndërtuar recepsioni brenda hapsirës së QKMF-së.

‘’Ndërsa përmes nje projekti te financuar nga projekti i AQH-se (Kujdesi shendetesor i Qsshëm dhe Cilesor-Accessible Quality Healthcare) eshte duke u ndertuar u ndertuar recepsioni ne QKMF i cili do vendos nje komunikom me te mire dhe cilesor me pacientin’’, ka thënë drejtoresha Hajnuni.

Nuk mbaron e gjitha me kaq, sepse përmes një projekti tjetër Komuna e Lipjanit është duke e bërë rregullimin dhe insatlimin e nxemjes qendrore në QKMF, që nënkupton se në të njejtën kohë janë duke u implementuar tri projekte./UlpianapressImage may contain: one or more people, people standing and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)