Me vetëm dy muaj deri në festat e fundvitit, shumë nga ne do të shpresonim për pak para shtesë, për ta “ndihmuar” xhepin tonë.
Dhe kjo gjë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë realitet për një grua nga Sydney, Austrail, pasi banka, gabimisht ka deponuar në llogarinë e saj miliona dollarë.
Bëhet fjalë për Clare Wainwright e cila ishte mbetur pa fjalë pasi gjeti 25 milionë dollarë amerikanë (25 milionë dollarë australianë) të transferuara aksidentalisht në llogarinë e saj bankare.
Avokatja e Sydneyt, zbuloi për herë të parë se disa miliona mister ishin deponuar në llogarinë e saj më 25 tetor dhe njoftoi bankën, megjithatë, siç thuhet më tej, ato ende gjenden në llogarinë e saj.
Megjithatë, sikurse në disa raste të tjera të raportuara, ajo nuk është e tunduar të shpenzojë paratë.
COMMENTS