Shemi dhe Osman Shehu ndezin sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan, mijëra qytetarë në koncertin festiv (Video/Foto)

Shemi dhe Osman Shehu ndezin sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan, mijëra qytetarë në koncertin festiv (Video/Foto)

Opozita në Lipjan akuzon ekzekutivin për ngushtimin e rrugës

Gushti në Lipjan ka nisur me super event. Këngëtarët e famshëm kosovar Shemi dhe Osman Shehu u ngjitën mbrëmjen e sotme në skenën e madhe të sheshit “Adem Jashari” në Lipjan ku kënduan hitet e tyre më të mira.

Para mijëra qytetarëve të komunës së Lipjanit, sot u mbajt koncerti i madh festiv i organizuar nga Drejtorati per Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdejsen e Kryetarit Imri Ahmeti në sheshin’’ Adem Jashari’’, me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve nga Diaspora.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Shabani është shprehur mjaft i lumtur që sado pak komuna e Lipjanit me organizimin e këtij koncerti ti falenderojë bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre në të gjitha fazat në të cilat ka kaluar populli ynë.

‘’Në falenderim të bashkatdhetarëve Drejtorati per Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar koncert festiv për mergimtarët të cilët asnjëher dhe në asnje moment nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre qoft financiarisht qoft moralisht, duke kontribuar në të gjitha fazat në të cilat ka kaluar populli ynë, me aktivitetet nga komuna e Lipjanit të cilat po mbahen nen përkujdejsen e Kryetarit Imri Ahmet po mundohemi që në shenje falenderimi sado pak ti nderojmë duke i bërë të ndjehen më mirë dhe të relaksuar në vendlindjen e tyre, Faleminderit bashkatdhetarë ju jeni pjese e atdheut’’, ka thënë Shabani për Ulpianapress.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)