Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kërkuar sqarime nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli lidhur me fillimin e kontrollimit të vijës kufitare deri në Çakorr nga autoritetet malazeze, ose implementimit të njëanshëm të marrëveshjes për Demarkacionin derisa Kosova ende nuk e ka ratifikuar atë.
Mirëpo, Pacolli këtë e ka mohuar duke thënë se kjo mund të jetë ‘fake neës’ ose lajm i rrejshëm nga mediat.
Ai shtoi se detyra e tij është që të mbroj shtetin e Kosovës dhe institucionet e shtetit deri atëherë kur është interesi i Kosovës.
Ndërsa deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria të jetë më transparente për Demarkacionin dhe dialogun me Serbinë.
Pacolli pret që dialogu Kosovë- Serbi të përfundojë në vitin e ardhshëm, për çka Visar Ymeri ka shprehur habinë si mund të përmbyllet një dialog pa qenë edhe transparent para qytetarëve, ose në Parlament.
Pacolli ka thënë se çështja e trashëgimisë kulturore ose kisha ortodokse do të jetë një pengesë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Sa i përket UNESCO e thash që 2 shtatori ka qenë data e fundit për aplikim. Vakumi institucional e ka bërë të veten”, tha Pacolli.
Po ashtu Serbia ka lobuar kundër Kosovës në 60 shtete për mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Pacolli ka thënë se ka edhe organizata tjera për anëtarësim siç është ajo e Turizmit dhe Shëndetësisë.
COMMENTS