Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në rrugën Martirët e Lipjanit në Lipjan.
Për këtë investim, banorët e kësaj lagje e kanë falënderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin, sipas tyre, ky investim do të thotë shumë për ta, asfaltimi do të ndikojë drejtpërdrejt në kushtet e jetesës dhe qarkullimin e tyre.
COMMENTS