Gazetat serbe janë “zgjuar” sot me kallabllëk gënjeshtrash. Në ballinat e tyre ka trillime të shumta me karakter nxitës për luftë.
“Shqiptarët përgatiten ta sulmojnë Ujmanin/Gazivoden/” është një nga titujt e një të përditshme serbe.
“Shqiptarët e kallin veriun” është titulli shpifës i një gazete tjetër serbe. Nuk mungojnë sajimet edhe edhe se forcat speciale hyjnë me forcë në Veri.
Kjo luftë e rrejshme mediatike po bëhet për të nxitur situatën në Veri dhe për të mobilizuar banorët e asaj ane në rast të ndonjë konflikti.
Përndryshe, situata në veri vazhdon të jetë e qetë dhe pa incidenti, ani pse janë shtuar forcat e sigurisë së KFOR-it dhe Policisë së Kosovës./Indeksonline/
COMMENTS