Interi nuk është dorëzuar në garën për të siguruar shërbimet e Luka Modric. Pavarësisht deklaratës së Perez se çmimi i tij është 750 milionë euro, skuadra italiane po shfrytëzon të gjitha mundësitë për transferimin e tij.
Mediat kroate shkruajnë se prania e Perishiq, Brozovic e Vrsjalko te Interi janë tri arsye të mëdha që Luka në fund të bashkohet me Interin.
Thuhet se drejtuesit e Interit po shfrytëzojnë tre lojtarët për të bindur mesfushorin fantastik që të pranojë ofertën e skuadrës italiane.
Me datë 8 gusht priten zhvillime serioze për të ardhmen e Modric, por mbetet të shihet nëse Reali do të lejojë largimin e tij./Indeksonline/
COMMENTS