Vuçiq: Zgjidhje të kompromisit nuk duket në horizont

Vuçiq: Zgjidhje të kompromisit nuk duket në horizont

LVV-ja në Lipjan inicion procedurë për shpifje e fyerje ndaj dy faqeve të rrejshme

Presidenti i Serbisë serb Aleksandër Vuçiq tha se një zgjidhje kompromisi për Kosovën nuk është në horizont dhe se nuk është optimist për këtë çështje.

Në pyetjet e gazetarëve pas një takimi që pati me patriarkun Irinej në Beograd, për atë se cila është zgjidhja përfundimtare e kompromisit për Kosovën për të cilën vazhdimisht po flitet, Vuçiq tha:

“Përfundimisht do të jetë atëherë kur të përfundojë, jo para kësaj. Për këtë do të flas nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje e tillë. Tani një zgjidhje të tillë nuk ka. A është në horizont? Mendoj se jo. Nuk jam optimist”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se ditëve të fundit ka një ndërhyrje të agjenturave të llojllojshme, prandaj Serbi ka ardhur në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)