Veseli thotë se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Lunaçekut

Kadri Veseli: Lipjani gjithmonë ka qenë me vlerat dhe Ismeti duke qenë njeri me vlera, qytetarët do t’ia japin besimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me anëtaren e Parlamentit Evropian, Raportuesen për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në vizitën e saj të fundit në Kosovë në këtë cilësi.

Veseli dhe raportuesja Lunaçek diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian, tashmë të avancuara në nivelet më të larta të bashkëpunimit, sipas njoftimit të Kuvendit.

Në njoftim theksohet se Veseli ka falënderuar Lunaçekun për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që ajo i ka dhënë Kosovës, jo vetëm brenda Parlamentit Evropian, por në gjithë veprimtarinë e saj të përditshme politike në vitet e fundit.

Duke e konsideruar atë zërin më të fuqishëm të Kosovës në Evropë, Veseli vlerësoi se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohës asaj për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e rrugës integruese dhe për zhvillimin e përgjithshëm.

Në takim, Veseli e ka njoftuar Lunaçekun edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ajo ka theksuar përkushtimin që ta mbështesë Kosovë pavarësisht pozicionit politik në të cilin gjendet.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)