Zbulohet formacioni ndaj Vitisë, Ulpiana me 2 sulmues

Zbulohet formacioni ndaj Vitisë, Ulpiana me 2 sulmues

Pjesët e para në grupin A: Uruguai 2:0 Rusi, Arabi Saudite 1-1 Egjipt

E.Ismajli titullar dhe L.Dugolli në stol. Kjo pritet të jetë lëvizja e Astrit Rrahmanit për miqësoren e kësaj të shtune ndaj Vitisë.

Duke qenë se testi i dytë në Lipjan cilësohet pikënisja e orientimit të formacionit për edicionin e ri, trajneri nuk mendon të humbasë kohë, por kërkon të hedhë bazat, mbi të gjitha për mënyrën e lojës.

Me Rrahmanin që ka premtuar gjithmonë guxim dhe futboll më sulmues, KF Ulpiana pritet të luajë me skemën 4-4-2. Gardiani E.Ismajli do të ketë përpara tij kapitenin Xh.Kaleshi dhe G.Eminin në qendër të mbrojtjes. Tasholli është i pazëvendësueshëm në krahun e majtë, ndërsa në të djathtë A. Ismajli.

Në mesfushë,nuk pritet ndonjë risi aty aktivizohet S.Sadriu në qendër, kurse katërshja e këtij reparti do të plotësohet nga E.Ademi, Q.Avdulli dhe E.Baftiu.

Në sulm, Sh.Kelmendit do të mbështetet nga A.Llugiqi i cili në debutimin e tij te KF Ulpiana shenoi një super gol ndaj Pozheranit në miqesoren e cila u zhvillua ditë më parë në Lipjan.

Ky pritet të jetë formacioni i përzgjedhur nga Rrahmani ndaj Vitisë, edhe pse titullarët do ti njoftohen zyrtarisht skuadrës vetëm pak minuta para takimit.

Sfida miqësore mes KF Ulpianës dhe Vitisë do të zhvillohet në oren 16:00 të kësaj të shtune në stadiumin e qytetit të Lipjanit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)