Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtor ka vizitur punimet që janë duke u bërë në objektet që gjenden në sheshin Adem Jashari në Lipjan, gjegjësisht ndërtesat e qytetit.
Kryetari Ahmeti tha se këtij sheshi do ti jepet edhe një pamje e bukur, me rregullimin dhe fasadimin e objekteve që gjenden pranë sheshit.
Në këtë fazë do të investohet në dy objekte shumëbanesore të investuara nga buxheti komunës ndërsa në vazhdim pritet të finalizohet marrëveshja me fondet e efiçinecës nga Banka Botërore për fasadimin edhe të objekteve të tjera në shesh.
Disa banor që jetojnë në këto objekte thanë se ky është një investim i duhur, dhe se do të ndikoj pozitivisht në përmirsimin e kushteve të jetesës, dhe se ka qenë e domosdoshme një gjë e tillë.
Ulpianapress.com
COMMENTS