Haziri: Bashkimin e Luginës me Kosovën, Thaçi dikur e quante ide të rrezikshme

Haziri: Bashkimin e Luginës me Kosovën, Thaçi dikur e quante ide të rrezikshme

KF Ulpiana kampione e ‘Play-Off”-it Nacional për U17

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për Luginën e Preshevës.
“Po ju rikujtoj se presidenti Thaçi, në vitin 2011, idenë time e ka quajtur qëndrim të rrezikshëm. E kam parë që presidenti e ka përcjellë dhe kuotuar deklaratën time, por është çështje e tij se si e vlerëson”, ka thënë Haziri për kallxo.com.

Këtë qëndrim Thaçi e kishte shprehur gjatë kohës sa është diskutuar në Kuvendin e Kosovës për këtë pjesë. Haziri ka thënë se Kuvendi i Kosovës qysh ne vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore.

Tash presidenti Thaçi përmes një konference për media, deklaroi se kërkon respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet e pandashme- pra nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Tashmë po bëhen shtatë vite kur unë e kam dhënë propozimin tim, por i cili nuk ka të bëj me shkëmbim dhe copëtim të Kosovës. Ka të bëjë me realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore”, tha Haziri.

Tutje ai ka thënë se pjesën më të madhe të Kosovës Lindore, ish Jugosllavia në vitin 1956 e ka riorganizuar, duke shkaktuar ndryshim demografik. Sipas tij, me këtë akt, është ulur përqindja e shqiptarëve në Kosovë dhe duke e rritur përqindjen e serbëve me futjen e disa fshatrave të Leposaviç dhe Zubin Potok në Mitrovicën e atëhershme brenda Kosovës.

“Prandaj, bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të cilën e kam sponsorizuar më 2013 dhe është miratuar me konsensus, ne duhet të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke u respektuar e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Por, Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj”, tha Haziri.

Ai tha se qëndrimi i LDK-së për bisedimet me Serbinë nuk ka ndryshuar.

“LDK nuk është pjesë e dialogut me Serbinë dhe në këtë rast as unë nuk jam. Qëndrimi ynë opozitar është i qartë. Ne vazhdojmë me ushtru detyrën tonë në Kuvend dhe sa i përket dialogut, ne e kemi formulën: legjitimiteti para dialogut”, tha ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)