Kadri Veseli: Dhjetë milionë euro investime në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Kadri Veseli: Dhjetë milionë euro investime në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Halil Kastrati nuk mund t’i ndalë lotët nga ky rast në Lipjan

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministrin e Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gashi ka deklaruar se MKRS-ja është në procedura që edhe stadiumin në Mitrovicë të shndërrohet në kategorinë e katërt.

“Jemi në procedura që ta shndërrojmë stadiumin në Mitrovicë në të kategorisë së katërt në mënyrë që reprezentacioni i Kosovës të ketë mundësi t’i zhvillojë ndeshjet edhe në këtë stadium”

“Jam shumë i bindur që në vitin 2019 stadiumi ‘Adem Jashari’ do të jetë i gatshëm dhe të kthehet në kategorinë e katërt dhe do të jetë ndër stadiumet më të bukura edhe për shkak të kapaciteteve që ka ky stadium”.

Kryekuvendari deklaroi se Mitrovica, sporti dhe ekonomia janë interesa strategjike të vendit dhe se janë të përkushtuar për modernizimin e sportit.

“Në bazë të asaj që kam biseduar me ministrin e sportit dhe atë të financave, në stadiumin e Mitrovicës do të investohen rreth 10 milionë euro, ku do t’i ndërrohet tërë fasada e jashtme dhe do të modernizohet infrastruktura e brendshme e këtij stadiumi”.

inistri i Financave, Bedri Hamza deklaroi se qeveria përveç se do të sigurojë financim të qëndrueshëm për objektet sportive do të vazhdohet me financimin e projekteve të fuqishme në Mitrovicë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)