Rivaldo: Neymar tek Real, herëdo-kurdo

Rivaldo: Neymar tek Real, herëdo-kurdo

Presidenten e Kroacisë e ‘tradhtojnë’ lotët pas finales së Kupës së Botës

“Tani për tani ai mund të jetë lojtar i PSG, por nga ajo që kam dëgjuar, herëdokur ai do të bëhet lojtar i Real Madrid”, ka thënë ish-asi i Barcelona, Rivaldo

Ish-asi i Barcelona beson se bashkëkombasi i tij mund të kalojë tek skuadra nga kryeqyteti i Spanjës, megjithëse ka kontratë me Paris Saint-Germain

Neymar mund të ketë kontratë me Paris Saint-Germain, por kalimi tek Real Madrid do të ndodhë herëdokurdo kur, ka thënë ish-asi i Barcelona, Rivaldo.

Ylli brazilian shihet si njeriu që mund ta zë vendin e Cristiano Ronaldo në Santiago Bernabeu, që këtë verë kaloi tek Juventus.

Këto spekulime kanë bërë që të duket gjithnjë e më i mundshëm kalimi i brazilianit tek skuadra kampione e Europës, vetëm 12 muaj pas kalimit në Parc des Princes për 222 milionë euro.

“Duket se Neymar do të mbetet në Francë edhe këtë edicion, megjithëse në futboll gjithçka mund të ndërrojë shumë shpejt”, ka thënë Rivalo.

“Tani për tani ai mund të jetë lojtar i PSG, por nga ajo që kam dëgjuar, herëdokur ai do të bëhet lojtar i Real Madrid”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)