Gjendet pa shenja jete një 63 vjeçar në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një 63 vjeçar në Prishtinë

Opozita hungareze: Ekstradoni Gruevskin!

Një person i moshës 63 vjeç është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton në Prishtinë, është një person i shtrirë. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në viktimën i cili ishte pa shenja jeta. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor i cili ishte në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës (mashkull) D.T 63 vjeç me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për obduksion, ndërkohë njësitet policore në
koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Ahmeti ka treguar se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)