Europa League, Torpedo shkatërron Kukësin 5-2

Europa League, Torpedo shkatërron Kukësin 5-2

ZYRTARE: Shkarkohet ish-trajneri i Ulpianës

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e futbollit europian, Kukësi ka zhgënjyer në transfertën gjeorgjiane, ndaj Torpedo Kutaisit, duek u mposhtur me rezultatin 5-2/

Pjesa e parë e transfertës së ekipit verilindor nisi si mos më keq, me dy gola të pësuar në vetëm çerekorëshin e parë të lojës. Gjeorgjianët shënuan dy herë me Kukianidze, pas neglizhencës së mbrojtjes, por më pas Kukësi rimori lojën në kontroll.

Goli i bukur nga distanca i boshnjakut Harba rihapi ndeshjen, madje skuadra mike shpërdoroi të tjera mundësi shënimi në stadiumin “Mikheil Meski”, me sulmuesin Reginaldo. Por, ofensiva e Kukësit ishte vetëm një iluzion, pasi gjeorgjianët goditën sërish me Marin dhe Kimadze, duke rënduar ndjeshëm bilancin në kuadratin e Frashërit.

Ndërkohë që edhe pjesa e dytë nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në lojën e kukësianëve.

Duhej që të vinte minuta e 86, që të shënohej serish në këtë sfidë, ku Tornike Kapanadze çoi shifrat në 5-1. E dy minuta më pas, Sebino Plaku ngushtoi shifrat në 5-2, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shqipëri./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)