Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Legjenda e futbollit, Ronaldo, është shtruar në spital në Ibiza që nga e premtja për shkak të pneumonias (inflamacion në mushkëri).
Braziliani mbush 42 vjeç në muajin shtator dhe vazhdon të ketë probleme me mbipeshën që nga pensionimi i tij në vitin 2011, transmeton Express.
Ronaldo është shtruar të premten në mbrëmje në spitalin “Can Misses de Ibiza”, ai ka qenë në pushime në Ibiza, aty ku e ka nën pronësi edhe shtëpinë e tij.
Nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pritet të mësohet më vonë lidhur me situatën e tij.
COMMENTS