Veseli dhe këshilltarët e tij s’u zbresin veturave zyrtare, kaq kilometra kaluan për 6 muaj!

Veseli dhe këshilltarët e tij s’u zbresin veturave zyrtare, kaq kilometra kaluan për 6 muaj!

Haziri, Ramush Haradinajt: Kadri Veseli po të lë në lloç

Kadri Veseli asnjëherë nuk e ka bërë publike se sa këshilltarë i ka në kabinetin e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Deputetët opozitarë e kanë kritikuar se ai i ka rreth vetës hiq më pak se 15 sosh, pa e llogaritur edhe stafin mbështetës me të cilët kabineti i kryeparlamentarit pretendohet se e kalon numrin 20. Por për sa kohë që nuk dihet zyrtarisht ky numër, ajo që dihet tashmë janë shpenzimet që krijohen nga ky kabinet.

AktivPress ka siguruar nga njëri prej anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në të cilin, pos tjerash janë pasqyruar edhe shpenzimet me vetura zyrtare që janë bërë nga kabineti i Veselit. Bazuar në këtë raport, i cili ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni për Buxhet pasi deputetët janë në pushime të verës, rezulton se kryeparlamentari Veseli dhe ekipi i tij për gjashtë muaj kanë bërë 67598 kilometra rrugë me vetura të Kuvendit.Për këto rrugë, ata kanë shpenzuar 8135 litra karburante. Për një vend me hapësirë të vogël territoriale si Kosova, këto shpenzime konsiderohet tejet të mëdha. Kuvendi i Kosovës me vite rresht është mbështetur nga parlamenti i Estonisë, por asnjëherë nuk ka arritur të marrë mësim se si duhet ruajtur paraja publike.
Në parlamentin estonez vetëm katër vetura zyrtare janë në shfrytëzim: një për kryetarin, dy për zëvendësit e tij dhe një për sekretarin. Ndërkohë në Kosovë, vetëm kryetari i Kuvendit i ka dy vetura, pa i përfshirë ato që janë në shfrytëzim të këshilltarëve të tij. Me vetura zyrtare enden të gjithë nënkryetarët dhe sekretari i Kuvendit./AktivPress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)