KONFIRMOHET NJË I VDEKUR NGA VIRUSI I NILIT NË KOSOVË

KONFIRMOHET NJË I VDEKUR NGA VIRUSI I NILIT NË KOSOVË

Presidenti Macron kërcënon Italinë

17 të vdekur si pasojë e Virusit të Nilit është bilanci i një jave në vendet e Evropës. Kështu bën të ditur Qendra Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll nga Epidemitë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, në Serbi janë nëntë të vdekur, tre në Greqi, një në Itali, një në Rumani dhe një në Kosovë.

Sipas Qendrës Evropiane për Mbrojtje dhe Kontroll të Epidemive, nga data 3 e deri më 9 gusht, vetëm në Evropë janë regjistruar 231 raste të infektimit me virusin e Nilit. Në këtë raport thuhet se edhe Kosova është prekur nga ky virus dhe tashmë janë regjistruar dy raste me infeksion. Njëri prej të cilëve raportohet se ka vdekur. Rastin e vdekjes së një pacienti në Kosovë nga Virusi i Nilit e ka konfirmuar për televizionin publik edhe Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, që nga data 1 gusht, në faqen kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë dhënë edhe disa informacione për karakteristikat e kësaj sëmundjeje. “Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, edhe pse rreth 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit dhe zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.

Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Sipas qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, tashmë janë 17 viktima nga ky virus, nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali, një në Kosovë dhe një në Rumani.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)