Arbëria gati për sezonin e ri, kërkon ngritjen në Superligë pa barazh

Arbëria gati për sezonin e ri, kërkon ngritjen në Superligë pa barazh

Kadriaj: Elez Blakaj është frikacak dhe mashtrues i lirisë

KF Arbëria me ardhjen e donatorit të ri Jahir Krasniqi (BABA), duket se sezonin e ardhshëm do ta ketë fjalën kryesore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Kuqezinjtë e Dobrajës, janë përgatitur dhe mobilizuar mjaft mirë për sfidat e reja që nisin më 20 gusht. Dobrajasit të prirë nga trajnerët Nuhi Bahtiri dhe Nustret Llugiqi si dhe me një kryesi e cila është për lakmi, tashmë ndodhen në fazën finale të përgatitjeve.

Ky klub më emër të madh në futbollin tonë, pas tri viteve si asnjë herë më parë janë mobilizuar që të ngriten në elitën e futbollit të Kosovës.

Jahir Krasniqi deri më tani nuk ka kyrsyer asgjë për klubin, duke e bërë Arbërinë klubin më të organizuar për sezonin e ri dhe më konkuruesin në Ligën e Parë me afrimet që janë bërë në këtë klub si dhe me kushtet të cilat janë ofruar nga Krasniqi, edhe ekipet e Superligës i janë kanë lakminë.

Arbëria gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe super mesfushorin Egzon Qerimi, duke e quar numrin e transfereve rreth 13-të për këtë vit./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)