Mijëra myslimanë nga e gjithë bota janë nisur drejt Mekës, për të kryeri njërin nga obligimet e fesë Islame, vizitën e Qabës apo haxhin.
Nga Kosova këtë vit janë nisur 1300 persona për ta kryer haxhin.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Ai është kryetar i Hanit të Elezit në mandatin e tretë si kandidat i pavarur, dhe vlerësohet si një prej kryetarëve më të mirë, shkruan lajmi.net.
Suma njihet edhe si besimtarë i devotshëm, i cili ka qenë edhe ushtarë i UÇK-së.
COMMENTS