Ramos i kundërpërgjigjet Ronaldos: “Nuk po e kuptoj Cristianon…”

Ramos i kundërpërgjigjet Ronaldos: “Nuk po e kuptoj Cristianon…”

Valverde: Interi është në formë të lartë, duhet të jemi agresivë – Messi mund të luajë

“Vendimi nuk ishte i vështirë (për t’u larguar nga Reali) sepse Juventus është një skuadër e pabesueshme, më ndryshe – duket si një familje e madhe”, ishin fjalët e Cristiano Ronaldos për “Zonjën e Vjetër” ditë më parë, duke injoruar Real Madridin.

Por, menjëherë është kundërpërgjigjur kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, njeriu që ndau dhomën e zhveshjeve me CR7 për nëntë vite në “Santiago Bernabeu”.

Ramos, pa hezituar – tha se nuk po e kupton Ronaldon.“Çfarë mendoni për deklaratën e Cristianos se Juve është më shumë si familje? Nuk e di nga vijnë ato fjalë të Cristianos”, u shpreh Ramos.

“Këtu ne kemi ndier gjithmonë një familje. Çelësi i suksesit ka qenë se ne kemi qenë gjithmonë një familje dhe atë e kemi ndjerë pjesë të saj”, u shpreh Ramos.

“Çka pas largimit të Ronaldos? Real Madridi do të vazhdojë gjithmonë të fitojë edhe pas largimeve të Ronaldos e Zidane. Reali nuk do të ndalet së fituari. Ai (Ronaldo) ka vendosur për një aventurë të re dhe shpresoj t’i shkojë gjithçka mirë”, shtoi Sergio.

“Humbja e një lojtari të tillë, të rëndësishëm, natyrisht se është negative, por kjo nuk është arsye se ne do të ndalojmë të fitojmë. Gjatë gjithë historisë ka pasur largime, ndryshime – por klubi ka vazhduar të fitojë”./Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)