“Kam luajtur me kampionë, por Ronaldo është tjetër gjë!”

“Kam luajtur me kampionë, por Ronaldo është tjetër gjë!”

Uruguai te shpija, “Gjelat” në gjysmëfinale (Video)

“Kam pasur privilegjin të luaj me kampion botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë”.

Kështu është shprehur Emre Can për “Bild am Sonntag”, i cili me zi po pretë të zbresë në fushën e lojës së bashku me portugezin Ronaldo.

Në karrierën e tij, Emre Can ka fituar titullin me Bayernin e Guardiolës në 2013-n, por edhe Kupën e Konferderatave me Gjermaninë e ndërsa tani synon në shtojë titujt në karrierën e tij me bardhezinjtë e Juventusit.

“Juventusi ishte i fortë, por ardhja e Cristiano-s e ka përmirësuar ndjeshëm. Ai do të përmirësonte çdo ekip, është i jashtëzakonshëm. Unë jam shumë i lumtur që do luaj me atë.

Duke pritur zbritjen e Ronaldos në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Chievos nuk janë vetëm tifozët bardhezinjë, por edhe shokët e tij të skuadrës./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)