Vjena – qyteti më i mirë për të jetuar

Vjena – qyteti më i mirë për të jetuar

Kështu e mbron pastori gjerman pronarin e tij

Sipas një sondazhi nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomisë, Vjena është renditur si qyteti më i mirë në botë për të jetuar.

Kjo është hera e parë që një qytet evropian renditet në krye të kësaj liste, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Kësaj radhe kryeqyteti austriak i ka zënë vendin e parë Melburnit të Australisë, duke përfunduar një rekord shtatë vjet rresht në krye të sondazhit, i cili përfshin 140 qytete nga e gjithë bota.

Një kryeqytet tjetër evropian që ka arritur të renditet në top dhjetëshen e qyteteve më të mira për të jetuar është edhe Kopenhaga e Danimarkës, e cila ka zënë vendin e nëntë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)