KQZ nesër publikon rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Bulliqi tregon rezultatet e para të komisionit për Demarkacionin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.

Kurse nesër pritet të publikohen rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, Valmir Elezi zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë. Për orën e saktë kur publikohen rezultatet përfundimtare do të vendos KQZ-ja dhe për këtë do t’iu njoftojmë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, rezultatet përfundimtare për asamble pritet të marrin më shumë kohë.

Burim Ahmetaj sot gjatë ditës deklaroi për lajmi.net se mund të ketë rinumërime të votave për asamble.

Zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)