Arbëria luan të dielen miqësoren e radhës në ‘’Besnik Begunca’’

Arbëria luan të dielen miqësoren e radhës në ‘’Besnik Begunca’’

Ali Stublla po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Lipjanit

KF Arbëria po stërvitet intensivisht në Lipjan, ku deri tani ka luajtur edhe disa miqësore, me Vushtërrin, V.Pozheranit dhe Fushë Kosovën. Klubi dobrajas ka bërë me dije se miqësorja e radhës do të zhvillohet të dielen dhe kundërshtar do të jetë ekipi i Lepencit.

Këtë herë është menduar për një test me një ekip të rangut më të ulët nga ana e drejtuesve të Arbërisë. Në miqësoren e fundit ekipi ka vuajtur më shumë në sulm dhe të paktën të dielen lojtarët e këtij reparti mund të zhbllokohen.

Dobrajësit kanë bërë revulucion me disa afrime lojtarësh të rinj dhe të talentuar, të cilët i shërbejnë të ardhmes së klubit, ndërkohë që prej pak ditësh është bashkuar me grupin edhe trasnferi i fundit Egzon Qerimi. / Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)