Të dhëna kontradiktore: Hitleri i gjallë pas luftës në Kolumbi më 1955-n? (Foto)

Ndotja e frikshme e ajrit mbyll 439 shkolla, mbush spitalet

Të dhëna kontradiktore mes dokumenteve dhe fakteve reale për Adolf Hitler. Si qëndron e vërteta e vdekjes së diktatorit gjakatar nazist?

Në një dosje të deklasifikuar nga CIA, e mbajtur deri tani në Arkivat Kombëtare të SHBA-ve, thuhet se Adolf Hitleri mund t’i ketë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore dhe nuk ka vdekur i vetëvrarë në bunkerin e tij më 30 prill të 1945-ës, ndërsa Berlini binte nën pushtimin e “Ushtrisë së Kuqe”.

Në dokumentin, që daton më 3 tetor 1955, dhe është në dispozicion në faqen e internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, një agjent me emrin e koduar “Cimelody-3”, pretendon se ishte “kontaktuar më 29 shtator 1955 nga një mik i besuar” në Kolumbi, që kishte shërbyer nën komandën e tij në Evropë dhe që “aktualisht qëndron një Maracaibo”.

Burimi i ka treguar agjentit “Cimelody-3” se “ka marrë vesh nga një ish-anëtar i SS-së gjermane, në mënyrë konfidenciale, se Adolf Hitler” ishte ende gjallë në vitin 1955, raporton repubblica.it.

Pra, historia do duhej të shkruhej nga e para, nëse nuk do të ishte për “provën” e lidhur me njoftimin e inteligjencës: një foto në “Tunga, Kolumbi, Amerikë e Jugut 1954” ku shfaqet ish-zyrtari i SS, Phillip Citroen, së bashku me Hitlerin në atë që do të ishte identiteti i ri i tij si refugjat në Amerikën e Jugut: Adolf Schrittelmayor.

E bukura është se Hitleri jo vetëm që do të mbante emrin e pagëzimit: por në foto shfaqet pikërisht si e kujtojnë të gjithë, shprehi, mustaqe, qëndrim.

Në 1954, ndërsa bota e kujtonte të vdekur, por rusët dhe amerikanët vijonin të kërkonin prova përfundimtare për fundin e tij, Hitleri kishte nisur një jetë të re në Kolumbi, duke mbajtur pamjen e tij të zakonshme përballë të gjitha identikiteve të nxjerra nga ekspertët e shërbimeve të ndryshme inteligjente që përshkruanin se si mund të transformohej. Pak e besueshme.

Sovjetikët, në veçanti, për vite kanë pretenduar se kishin në posedim disa prej mbetjeve të Hitlerit, edhe pse trupat e diktatorit dhe Eva Braun u dogjën zyrtarisht pas vetëvrasjes.

Nga ana tjetër shkencëtarit amerikan Nick Bellantoni nga Universiteti i Konektikatit iu lejua të ekzaminonte ato mbetje në vitin 2009, duke dalë në përfundimin se një pjesë e kafkës që posedonte Moska i përkiste një gruaje të moshës midis 20 dhe 40 vjeç, ndërsa Hitleri ishte 56 vjeç në 1945. /mapo.al/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)