Miratohet rishikimi i buxhetit

Miratohet rishikimi i buxhetit

Limaj: As unë, as familja s’kemi keqpërdorur asnjë cent

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017. Me 61 vota për, 15 abstenime Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit të vitit 2017.

Para fillimit të votimit të 18 amendamenteve të propozuara, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, duke arsyetuar raportin me rekomandime të këtij Komisioni ka thënë se janë bërë disa ndryshime të amendamenteve.

“Komisioni rekomandon që amendamentet e propozuara të miratohen në këtë seancë”, tha Abdixhiku në fillim të seancës, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, buxheti për vitin 2017 ishte paraparë të jetë 2 miliardë euro, por me rishikim të buxhetit nga Qeveria e re buxheti për vitit 2017 ishte ulur në 1.8 miliard euro. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)