Fillojnë dëgjimet buxhetore 2019-2021

Fillojnë dëgjimet buxhetore 2019-2021

Hyzer Rizani takim me strukturat e PDK në Ribar: Do t’ua dëshmojmë se si qeveriset me institucione

Të ejten pasdite kanë nisur dëgjimet publike me qytetarët e Komunës së Lipjanit lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021
Takimet e para janë mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit me Gratë, Shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërive Civile, Shoqatat e të Rinjëve.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me organizatat e lartcekura për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor, po ashtu duke filluar në ora 17:30 takimet publike për planifikim të buxhetit komunal për vitet 2019-2021 janë mbajtur edhe me banorët e qytetit të Lipjanit, fshatit Konkuh, Topliqan dhe Jeta e Re.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal, të cilët gjatë këtyre takimeve kanë ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur qytetarë aktiv në këto debate është e lehtë përfshirja e projekteve me prioritare për qytetarin lipjanas.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së buxhetit Komunal kanë zhvilluar takime edhe me banorët e Grackës së Vjetër, Grackës së Vogël në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë pjesë e vendimarrjes gjatë hartimit të buxhetit komunal.
Mësohet se nesër do të vazhdojnë dëgjimet publike me qyetarë për planifikimin e buxhetit komunal në: Shkollen fillore “Migjeni” Rufc i Ri ora 16:30
SH.F “Kadri Beba” Ribar i Madh ora 18:00
Shkolla Fillore “Dy Dëshmorët” Dobrajë e Madhe ora 19:30.Image may contain: one or more people, people sitting, living room and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)