Asgjësohen 7 mijë kilogram produkte ushqimore në Lipjan me afat të skaduar

Asgjësohen 7 mijë kilogram produkte ushqimore në Lipjan me afat të skaduar

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës i Ulpianës

Në raportin gjashtë mujor të inspektoratit komunal të Lipjan shihet që janë asgjësuar 6 mijë e 994 KG gjana ushqimore të prishura, përkatësisht të skaduara, me kërkesën e një kompanie ku prezent ishin edhe insepktorët e ATK-së.

Inspektorati komunal gjatë 6 muajve të fundit ka inspektuar shumica e marketeve, lokaleve ku ofrohen produkte të ndryshme që ka rezultuar se ekzistojnë parregullsi, mirëpo janë eliminuar falë angazhimit maksimal të inspektoratit komunal të Lipjanit.

Komuna e Lipjanit, përkatësisht inspektorati i komunës është i vendosur në përmbushje të qëllimit të Kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që shëndeti i qytetarëve të garantohet në bazë ditore nga cilësia e produkteve që ofrohen në treg.

Inkurajohen qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, të skaduara pranë inspektoratit komunal në mënyrë që në treg të ketë sa më pak produkte të pasigurta./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)