E marta ishte një ditë veçanërisht e keqe për Donald Trump.
Ish avokati i tij Michael Cohen, akuzoi presidentin për bashkëfajësi në atë që prokurorët mund ta shohin si konspiracion për të shkelur ligjet elektorale dhe ish drejtuesi i fushatës së tij, Paul Manafort, u dënua për tetë shkelje federale dhe duket se për të janë hapur tashmë dyert e burgut.
Por çfarë do të ndodhë me Trump…
Gjasat që ai të përballet me akuza kriminale, janë thuajse inekzistente. Një president në detyrë nuk mund të paditet për një krim dhe ekipi ligjor i Trump ka thënë se këshilltari i posaçëm Robert Mueller, e ka garantuar atë se nuk do të shkojë aq larg.
Teorikisht, Trump mund të paditet pasi të largohet nga detyra por historikisht në SHBA nuk ka patur asnjëherë një oreks të tillë për të përndjekur ish presidentët. Skenari më i keq për Trump do të ishte ai në të cilin demokratët marrin kontrollin e kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor dhe të nisin një hetim për korrupsion, ndoshta duke përfshirë edhe seanca të të ashtuquajturit Impeachment.
Thënë qartë, fati i Trump është në duart e votuesve. Sondazhet e fundit, nuk i japin atij ndonjë mesazh shumë optimist, por edhe mundësia që demokratët të marrin kontrollin e të dyja dhomave të kongresit, nuk janë edhe aq të mëdha./tch
COMMENTS