Mbyllen tri ndeshjet e IPKO Superligës, rezultatet

Mbyllen tri ndeshjet e IPKO Superligës, rezultatet

Klopp ngacmon Real Madridin para finales në Ligën e Kampionëve

Llapi është rikthyer fuqishëm pas humbjes nga Drenica në javën e parë. Llapjanë sot kanë fituar me rezultat bindës 3:0 në udhëtim te Ballkani, skuadër e cila në javën e parë fitoi ndaj Lirisë në Prizren. Mentor Zhdrella (6’) dhe Ahmed Januzi (24’ e 66’) shënuan për skuadrën e Bylbyl Sokolit.

Ndeshja ndërmjet rivalëve fqinj, Drenicës e Feronikelit ka përfunduar me barazimin 0:0. Vendësit patën pak më tepër nga loja, sidomos në pjesën e dytë, por nuk arritën të shënojnë. Pas javës së dytë, Drenica ndodhet në kuotën e katër pikëve, ndërsa Feronikeli në dy ndeshjet e para i ka dy barazime.

Gjilani i ka inkasuar tri pikët e para në këtë kampionat, pasi fitoi në udhëtim te KEK-u me rezultat 3:2, ndërsa për “elektricistët” kjo është humbja e dytë në po aq ndeshje të kampionatit të sivjetmë.

Brunild Pepa (2’), Trevin Cesar (36’) dhe Wilber Perez (86’) shënuan për mysafirët, ndërsa Muhamet Rakovica (24) dhe Vigan Veliu (64’) për mikpritësit.

Ballkani – Llapi 0:3

Mbyllet ndeshja në Therandë, Llapi fiton me rezultat 3:0.75’ Mentor Zhdrella (Llapi) provon sërish nga gjuajtja e lirë, por këtë herë nuk tregohet i saktë.66’ GOL – Ahmed Januzi shënon nga afërsia golin e dytë personal, të tretin për Llapin dhe tani skuadra mysafire është në epërsi me 3:0.

Nis pjesa e dytë.Mbyllet pjesa e parë, mbetet 0:2.Behar Maliqi ka pësuar një lëndim serioz dhe është dërguar në spital, pasi e ka çarë arkadën.28′ Ballkani rrezikon përmes Besnik Krasniqit, por gjuajtja e tij shkoi mbi portën e Hahos.24’ – GOL – Ahmed Januzi shënon pas gjuajtjes me kokë për të shtuar epërsinë e Llapit në 2:0.6’ GOL – Mentor Zhdrella shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe e kalon Llapin në epërsi me 1:0.Nis ndeshja në Therandë.Formacionet zyrtare:Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Potoku, Gashi, Elezaj, Manevski, Topalli, Kukaj, Emini, Shabani. Trajner: Bekim Shotani.Llapi: E. Haxho, Emini, Jashari, Namani, Idrizi, K. Shabani, Maliqi, Zhdrella, Begolli, Kelmendi, Januzi.

Trajner: Bylbyl Sokoli.Gjyqtarë: D. Çaka, G. Hyseni, G. Mehmeti dhe E. Zasella. Drenica – Feronikeli 0:0Mbyllet ndeshja në Skenderaj, 0:0.88’ Kastriot Rexha (FER) gjuan me kokë, por topi shkoi mbi portën e Ymerit.62′ Arbios Thaçi (Dre) rrezikon seriozisht Smakiqin, por mbetet 0:0, pasi topi shkoi pranë shtyllës.Drenica duket më aktive në pjesën e dytë, por as Qemal Elshani (58’) nuk e gjen rrugën e golit.51′ Armend Abazi (Dre) gjuan pranë portës, pasi më parë u shërbye nga Isa Eminhaziri.Nis pjesa e dytë.Mbyllet pjesa e parë, nuk ka gola në “Bajram Aliu”.39’ Da Silva i Feronikelit gjuan furishëm, por Ymeri mbetet i pamposhtur.Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë në “Bajram Aliu”, nuk ka gola, madje nuk ka as raste të mira shënimi.Nis ndeshja në Skenderaj.Formacionet zyrtare:Drenica: Ymeri, Pasoma, Sykaj, Bejta, Islamaj, Mustafa, Thaqi, Uka, Elshani, Mziu, Abazi. Trajner: Tahir Lushtaku.Feronikeli: Smakiqi, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Gavazaj, Morina, Magani Rexha, Fazliu, Da Silva. Trajner: Sulejman Starova.Gjyqtarë: B. Kosumi, B. Këpuska, M. Berisha dhe I. Ceroviku KEK-u – Gjilani 2:3Mbyllet ndeshja në “Agron Rama”, Gjilani fitoi me rezultat 3:2.86’ GOL – Rezervisti Wilber Perez e kthen epërsinë e Gjilanit, këtë herë në 3:2.64’ GOL – KEK-u ka arritur sërish të barazojë rezultatin, këtë herë në 2:2 me anë të Vigan Veliut.55′ Gjilani i afrohet golit të tretë, por Pepa nuk arrin të shënojë nga një pozitë e mirë.Nis pjesa e dytë.Mbyllet pjesa e parë, 1:2.36’ GOL – Trevin Cesar e kalon sërish Gjilanin në epërsi.24’ GOL – Muhamet Rakovica shënon për “elektricistët” dhe barazon shifrat në 1:1. 2’ GOL – Gjilani ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Brunild Pepa pas gabimit trashanik të portierit vendës, Ardit Nika.Nis ndeshja në Kastriot.Formacionet zyrtare:KEK-u: Nika, Tejeci, Govori, Vitija, Rakovica, Grajçevci, Berisha, Veliu, Stullqaku, Nimani, Preniqi. Trajner: Enis Nasufi.Gjilani: Kaçiu, Magani, Kastrati, Mauricio, Papuqi, Jefferson, Muça, Nika, Caesar, Hysa, Pepa. Trajner: Sadat Pajaziti. Gjyqtarë: A. Shala, A. Ejupi, B. Rama dhe B. Gashi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)