UP përsërit konkursin për bashkëpunëtorë të jashtëm

Kuadri universitar Dardan Vuniqi e ardhmja politike e PDK-së

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për përsëritjen e konkursit për angazhim të bashkëpunëtorëve te jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në njësinë akademike të UP-së për vendet të cilat nuk janë plotësuar në konkursin e parë.

Senatorët e UP-së treguan që në konkurs për angazhim ka pozita që janë plotësuar ndërsa të tjera jo për shkak se kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara.

Po ashtu ata thanë se kanë pasur ankesa për të cilat Rektori i UP-së gjatë diskutimit tha se ky numër i ankesave është më i vogël se vitin e kaluar.

Senatori i Fakultetit të Arteve, Ismet Jonuzi, tha se ka shumë raste që personeli i angazhuar ka një vend të rregullt pune ndërsa, sipas tij, kjo po ua mohon të drejtën e angazhimit të rinjve të cilët nuk punojnë.

“Ka të rinj që nuk mund të hyjnë si të angazhuar në UP. Qysh do të hyjnë ata kur nuk u jepet mundësia”, tha Jonuzi.

Edhe Senatori i Fakultetit Juridik, Avni Puka, u ankua në konkursin për angazhim të bashkëpuntorëve të jashtëm duke thënë që kjo më shumë bëhet për favorizime familjare.

Duke u bazuar në këtë, Puka abstenoi në votim për përsëritje të konkursit.

“Puna e angazhimit dhe zgjedhja e stafit është sfida më e madhe e UP-së. Edhe vitin e kaluar kam thënë se këto angazhime bëhen për favorizime familjare. Kemi menduar që kjo do të avancohet”, tha Puka./kallxo.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)