KF Arbëria e ka filluar sezonin 2018/19 në Ligën e Parë me fitore ndaj Bashkimit të Kortinit me rezultat 2-0.
Dobrajasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Ishte Almiri ai i cili rrezikoi i pari në takim, por goli erdhi në minutën e 30-të nga Hysen Bytyqi.
Kreshnik Bahtiri provoi të thellojë epërsinë, por nuk ia doli dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Ishte edhe njëher super Bytyqi i cili shënoi në minutën e 78-të duke i dhënë kështu Arbërisë qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen.
Në minutat e mbetur loja u zhvillua kryesisht në mesfushë.
Vlenë të theksohet që nga rregullimi i stadiumit ‘’Sami Kelmendi’’ e deri më sot nuk mbahet mend të ketë pasur kaq shumë njerz të interesuar për ta përcjellur nga afër klubin dobrajas.
Në tribunë u pa edhe Jahir Krasniqi (BABA), falë të cilit klubi dobrajas për nga oraganizimi mund të matet më klubet më të organizuar të Superligës./Ulpianapress/
COMMENTS