Surinami tërheq njohjen e Kosovës, ende nuk ka konfirmim zyrtar?

Kryetari Ahmeti ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Surinami ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, shkruajnë mediat serbe.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që e kishte caktuar sot.

Sipas tij, për këtë e ka informuar Ministria e Punëve të Jashtme të Surinamit, duke shtuar se lidhur me këtë vendim është punuar dhe negociuar shumë.

“Nota për tërheqjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka ardhur më 30 tetor. Një vendim i tillë tregon se duhet këmbëngulur dhe të bisedohet me të gjithë, nëse dëshirojmë që Kosova të jetë interes nacional. Kjo gjithashtu tregon se jo gjithçka ka përfunduar, siç mendojnë disa”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Në ndërkohë, Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës për këtë informatë se a e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, Surinami. Deri tash nuk ka zyrtare asgjë nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)