Bolt do të debutojë të premten si futbollist

Bolt do të debutojë të premten si futbollist

Ulpiana i mban leksion Pozheranit

Ish kampioni olimpik dhe botëror në atletikë, Usian Bolt, do të debutojë këtë të premte në fanellën e klubit futbollistik, Central Coast Mariners.

Xhamajkasi do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë megjithëse është ankuar se ka telashe me kërkesat e mëdha fizike në futbollin profesionist, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

31 vjeçari u bashkua me klubin e A-League në Australi për “një periudhë të pacaktuar stërvitore” në fillim të këtij muaji.

Mariners do të përballen këtë të premte me një klub amator për të zhvilluar një ndeshje miqësore parasezonale.

Trajneri Mike Mulvey ka thënë se Bolt “ka aftësi elementare” për futboll, duke theksuar se do t’ia japë disa minuta.

“Gjërat që ia kërkojmë atij janë disa që ai nuk i ka bërë për disa vjet”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)