MPB thotë se nuk ka vendim për emërimin e Drejtorin e Policisë

MPB thotë se nuk ka vendim për emërimin e Drejtorin e Policisë

Arrestohet predikuesi i famshëm mysliman

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka konfirmuar emërimin e Drejtorit të Përgjithshme të Policisë së Kosovës, që sipas raportimeve në media ai do të jetë Rashit Qalaj.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismi Zeka, ka thënë për lajmi.net se ende nuk është marrë një vendim zyrtarë. Por, ai ka bërë të ditur se emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do të ndodhë brenda disa ditëve.

“Zyrtarisht nuk është përfunduar ky proces është në përmbyllje e sipër. Besojmë që këto ditë përmbyllet”, ka thënë Zeka për lajmi.net.

Ai ka pranuar se në listën e ngushtë prej tre kandidatëve për këtë pozitë është edhe Rashit Qalaj.

Zeka ka treguar se pas propozimit të ministrit të Brendshëm, emri i të propozuarit të miratohet në Qeveri.

Gazmend Hoxha drejtor i Policisë për Rajonin e Ferizajt dhe Naim Rexha aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm janë dy kandidatët tjerë në listën e ngushtë.

Pozita për të parin e policisë është shpallur pasi Shpend Maxhuni ishte emëruar në krye të AKI-së

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)