Një medalje ari mund ta shpëtojë nga ushtria yllin e Tottenham

Një medalje ari mund ta shpëtojë nga ushtria yllin e Tottenham

S’ka fitues në ‘Sami Kelmendi’: Ulpiana dhe KEK-u ndahen baras

Son Heung-Min prej disa muajsh është bërë i famshëm për historinë e tij që lidhet me shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe performancën në ndeshjet me kombëtaren. Futbollisti korean që luan prej disa sezonesh në nivelet e larta me Totenham nuk ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak që në vendin e tij duhet të kryhet nga çdo individ nën moshën 26 vjeç. Koha e detyrimit ushtarak në Korenë e Jugut është 2 vite dhe duhet të kryhet deri në moshën 35. Por periudha e rekrutimit në ushtrinë e Koresë së Jugut mund të sjellë një impakt negativ ndaj lojtarit të Tottenhamit në karrierën e tij.

Por ka edhe një mundësi përjashtimore për Son Heung-Min. Atletët në Korenë e Jugut mund të përjashtohen nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak në rast të një arritje të jashtëzakonshme, të tilla si një medalje olimpike, ose një medalje e artë lojrat aziatike apo kupën e Azisë.

Lojërat aziatike të vitit 2014 mund të kishin shpëtuar Son Heung-Min, teksa ai u ftua të merrte pjesë në këtë turne. Por klubi i Son atë kohë, Bayer Leverkusen refuzoi ta lejonte largimin e futbollistit, kështu ai e humbi shansin për të përfituar nga rasti përjashtimor, pasi Japonia në atë vit fitoi medaljen e artë. Një tjetër shans i humbur për Son ishte viti 2015, kur Japonia humbi finalen e Kupës së Azisë.

Sulmuesi i Totenham e di shumë mirë që ky evenimant është shansi i tij i fundit për të shmangur problemet. Koreani arriti një akord me Totenham për të marrë pjesë në këtë kompeticion, duke i humbur ndeshjet e para të Premier League. Korea arriti të fitojë me rezultatin 4-3 përballë Uzbekistanit me një gol në minutën e 117. Kështu Son shpreson ende që të fitojë medaljen e arit dhe t’i shpëtojë këtij rregulli strikt në vendin e tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)