Po filmonte me telefon shirat e rrëmbyeshëm, rrufeja për centimetra nuk e godet burrin (Video)

​Kush është OJQ-ja fantome që u bënte dje presion votuesve ta votojnë Shpend Ahmetin?

Ky është momenti rrëqethës kur rrufeja godet vetëm disa centimetra larg ballkonit të dhomës së një hoteli.

Ngjarja ndodhi, kur Tim Allfrey dhe familja e tij po qëndronin brenda dhomës së rezervua në hotelin Oaks Grand në Gladstone.

Burri nga Neëcastle ishte duke filmuar me telefon shirat e rrëmbyeshëm, kur befasisht rrufeja goditi vetëm pak centimetra larg dhomës ku po qëndronte me familje.

Videoja e Allfrey është bërë virale në internet, dhe është shikuar në profilin e tij në Facebook nga më shumë se 127 mijë persona.

“Fëmijët menduan se dikush na hodhi në erë, por pas disa sekondave e kuptuam që bëhej fjalë për rrufe”, ka shkruar Carmel, i cili lirisht mund të cilësohet si njëri nga njerëzit më me fat. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)