Surroi: Ushtarët e UÇK’së ishin frikacakë

Surroi: Ushtarët e UÇK’së ishin frikacakë

Prokurori Hamiti: I dyshuari për vrasjen në Lipjan nuk është intervistuar ende

Flaka Surroi ka publikuar një shkrim tjetër në portalin Koha, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo u mor veçanërisht me çështjen e veteranëve të rremë, me shkrimin të titulluar “Krahu i Turpit”.

Ajo e sulmon kryeministrin Haradinaj për deklaratën e tij kundër njerëzve që kishin ikur në Bllacë dhe Stankovec. Sipas Surroit, shumica ishin të detyruar të iknin nga vendi nën kërcënimin e kallashëve dhe aty për t’i mbrojtur nuk ishte UÇK-ja.

“Sa herë që granatohej ndonjë fshat në Drenicë, popullata do të largohej në mal, e me të, jo pak njerëz që ditë më parë kishin bartur uniformën e UÇK-së – me dallimin e vetëm se tash në mal ishin të veshur si civilë” – shkruan ajo.

Surroi tregohet mjaft e ashpër me UÇK-në, të cilën e kritikon në disa raste duke thënë që nuk mundi të mbronte popullatën civile.

“Më kishte rënë hisja ta kuptoja frikën e popullatës nga veprimet e UÇK-së” – shkruan më tej ajo.

Artikulli i plotë i botuar në Koha Ditore, mund të lexohet KËTU.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)