Qeveria e Kosovës ndan 112 mijë euro për komunën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 112 mijë euro për komunën e Preshevës

Ahmeti e Retkoceri përkrah njëri-tjetrit të buzëqeshur si dy miq të vjetër (Foto)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 112 mijë euro për komunën e Preshevës.

Këto mjete financiare janë ndarë me kërkesë të kësaj komune që është në territorin e Serbisë, njofton Klan Kosova.

Mjetet do të përdoren për ndërtimin e një parku për fëmijë dhe një parku të paqes në Preshevë.
Në ndërkohë, është bërë e ditur se tërheqja e kësaj shume do të bëhet nga kategoria e mjeteve rezervë.

COMMENTS