Ajo ishte mjaft e angazhuar në koncerte të ndryshme gjatë sezonës së sivjetme verore.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila duket se po vjen me një risi të re sa i përket ndryshimeve në trup.
Në fakt, ajo është njëra prej artisteve që më së shumti vizatime në trup dhe duket se nuk do të ndalet.
Zeshkania ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi teksa shihet duke vizatuar trupin.
Këngëtarja ka zgjedhur të heshtë rreth vizatimeve të reja duke mos treguar se për çfarë bëhet fjalë.
Kujtojmë se tashmë Dafi ka një numër të madh të tatuazheve në trup, ku secila ka një domethënie të veçantë.
Ndryshe, Zeqiri është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
COMMENTS