Gazeta serbe: Nëse Prishtina dhe Beogradi pajtohen, të gjithë do ta përkrahin korrigjimin e kufijve

Gazeta serbe: Nëse Prishtina dhe Beogradi pajtohen, të gjithë do ta përkrahin korrigjimin e kufijve

NGA NJERI I GUXIMSHËM DHE INTELEKTUAL TEK “AI M**I” – RAPORTI I DËRGUTIT ME KURTIN

Sinjalet e qarta të Uashingtonit kanë treguar se administrata e Trump mund ta pranojë ndryshimin e kufijve në Ballkan. Tani Berlini zyrtar mbete ndër “lojtarët” e vetëm në skenën ndërkombëtare që kundërshton këtë proces. Por sa ka gjasë që edhe Gjermania të ndryshojë qëndrim?
Burimet diplomatike të gazetës serbe Danas kanë thënë sot se deklaratat e John Bolton, këshilltarit të Trumpit, mund të ndikojnë edhe në qëndrimin e Gjermanisë.

Përkundër se Angela Merkel tha se “nuk ka ndryshime të kufijve në Ballkan”.

Një ndryshim i lehtë në qëndrimin e Merkel u vërejt edhe sot pas konfirmimit se me Trumpin kanë biseduar edhe për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Ne mbështesim bisedimet të cilat dërgojnë në qëllimin final- arritjen e një marrëveshjeje, mirëpo natyrisht këtu është edhe çështja e integritetit territorial, si një vlerë që tanimë është krijuar. E kam thënë këtë edhe kur kryeministrat e Bosnjës dhe Malit të Zi ishin këtu, duhet pasur shumë kujdes me lëvizjen e një territori, që kjo të mos dërgoi në lëvizjen edhe të territoreve të tjera”, ka thënë Merkel.

Burimet e gazetës serbe kanë thënë se nëse Beogradi dhe Prishtina pajtohen për një marrëveshje të tillë, atëherë askush nuk do të ishte në gjendje ta kundërshtojë.

“Nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një zgjidhe për shkëmbimin e territorit, atëherë as SHBA, as BE, Gjermania e as Rusia nuk do të mund ta kundërshtonin”, thonë burimet.

“Korrigjimi i kufijve është aplikuar tashmë në mes Maqedonisë dhe Kosovës, Malit të Zi dhe Kosovës, dhe në një farë mase në mes Kroacisë dhe Slovenisë, edhe pse ky rast mbetet më problematik. Gjëja kryesore në bisedime është pala e tretë – pra SHBA, BE dhe Rusia mund të kundërshtojnë vetëm nëse thonë se do të destabilizohet Ballkani, apo do të kishte tensione në mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklarojnë burimet e Danas.

Në raportin e gazetës serbe theksohet se deklarata e parë e Merkelit kundër ndryshimit të kufijve, ishte nga “frika e sjelljes në mënyrë të paparashikueshme nga Milorad Dodik”.

“Dodik tashmë ka filluar ta përdor rastin e Kosovës si një argument për ta lënë Republika Srspka nga kufijtë e Bosnjës. Prandaj Berlini kategorikisht kundërshton ndryshimet kufitare në Ballkan. Berlini ndoshta mund të jetë kundërshtuesi i vetëm i një marrëveshje të tillë”, theksojnë bashkëbiseduesit e gazetës në Serbi.

Për të diskutuar për shkëmbimin e territoreve, Thaçi dhe Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)