Leeds i Marcelo Bielsa-s, një mit që po zhvillohet në kohë reale

Leeds i Marcelo Bielsa-s, një mit që po zhvillohet në kohë reale

Sarri: Ky lojtar krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Nuk ka histori më të bukur se ajo e Leeds-it të Marcelo Bielsa-s në futbollin anglez për momentin. Ose mbase edhe në të gjithë sportin britanik. Në Yorkshire ka një ndjesi se po zhvillohet një mit në kohë reale, një periudhë që do të hyjë në histori.

Miti nuk po përbëhet nga vetëm futbolli i bukur, por nuk mund të ekzistonte edhe pa atë. Leeds United është në krye të renditjes së Championship-it, duke kryesuar me diferencë golash ndaj Middlesbrough, kundërshtarët e së premtes.

14 golat e shënuar nga Leeds në pesë ndeshje kanë qenë të gjithë spektakolarë. Ekipi luan me guxim kur ka topin në zotërim, gjithmonë në kërkim të avancimit përpara duke luajtur me intensitetin e famshëm të trajnerit.

Pas ndeshjes së fundit, Ezgjan Alioski, sulmuesi maqedonas, ka zbuluar punën “ushtarake” që duhet të bëjë ekipi në stërvitje. Ai foli për turne 12 orësh dhe lojtarët që nuk lejohen të shkojnë në shtëpi në mbrëmje.

Këto kërkesa të trajnerit mund të bëjnë diferencën në fushë. Por mënyra sesi lojtarët po i përballojnë këto kërkesa është e pazakontë.

Alioski ilustroi aspekte të tjera të karakterit të trajnerit që mund të na ndihmojnë të shpjegojmë pse ndodh kështu. Norwich kishte lyer dhomën e kundërshtarëve me rozë të thellë pasi mendohet se ul nivelin e testosteronit.

Në fund të ndeshjes ndaj Norwich, e fituar 3-0, Bielsa i kërkoi lojtarëve të pastrojnë dhomën e zhveshjes rozë. Ai i ndihmoi lojtarët në procesin e pastrimit. Asnjë prej lojtarëve nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë.

Nuk ishte thjesht një shenjë respekti por një kundërpërgjigje e sofistikuar ndaj mikpritësve tinëzarë, këto gjëra të bëjnë të dallosh mitet.

Image result for leeds bielsa

Çmenduria e Bielsa-s njihet tashmë. Ai është trajneri që kur ishte në krye të Newell Old Boys bleu një lojtar të ri me emrin Mauricio Pochettino pasi i bëri një vizitë në shtëpi për t’i parë këmbët teksa flinte.

Pa përmendur që në stol qëndron mbi një kovë plastike . justifikimi i tij është se mund të shohë më mirë, pasi pankina e Elland Road është nën nivelin e fushës. Një gjest që ka luajtur me mendjen e trajnerit kundërshtarë, që në fund të ndeshjes deklaroi se nuk dinte çfarë të bënte, të ulej apo të qëndronte në këmbë.

Mbase Bielsa këto gjëra i bën me qëllim. Këto origjinalitete nuk janë aksidentalisht aty por janë pjesë e një procesi për të intimiduar të tjerët. Por pa futbollin e bukur, asnjë gjë që ai do të bënte nuk do të kishte të njëjtin impakt.

Por me futbollin që po luan Leeds, që kishte vite pa u parë, i mungon vetëm një lustër magjike.

Bielsa është një ekscentrik i lindur dhe metodat e tij rrallëherë të sjellin trofe. Por ai di si të krijojë një mit. Kjo gjë nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe mbase mund të kthehet në zhgënjim në të ardhmen, por tifozët e Leeds është e sigurt që nuk do ta harrojnë ndonjëherë kohën kur në klub ishte El Loco.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)