Komuna e Lipjanit së shpejti do ta lansoj platformën digjitale “Kontratat e Hapura”

Komuna e Lipjanit së shpejti do ta lansoj platformën digjitale “Kontratat e Hapura”

Arrestohet mësimdhënësi në Lipjan nën dyshim për dhunë në familje

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova së bashku me përfaqësuesit e Organizatës YAHR me të cilët ka diskutuar rreth realizimit të platformës digjitale “Kontratat e Hapura”, në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti gjatë këtij takimi ka theksuar se Komuna e Lipjanit është e interesuar të avancoj edhe më tutje me transparencë dhe llogaridhënje, duke theksuar se është detyrë e secilit të tregojë se ku po shpenzohet paraja publike dhe se qasja e publikut në proceset komunale është një hap i rëndësishëm që dëshmon transparencë dhe përgjegjësi.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Organizatës Open Data Kosova, kanë prezantuar platformën digjitale “Kontratat e Hapura”, ku në të njejtën kohë kanë gjetur mbështetjen e plotë nga Kryetari Imri Ahmeti për të filluar menjëher me realizimin e kësaj platforme për Komunën e Lipjanit.
Platforma “Kontratat e Hapura”, do të mundësoj qasje të lehtë të gjithë qytetarëve për secilën kontratë me të gjitha detajet e kontratave, që nga fillimi i procedurave të prokurimit, dinamiken e secilit projekt deri në realizmin e kontratës dhe do të jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)