Përfundon takimi i presidentit Thaçit me liderët shtetërorë, askush s’flet për media

Përfundon takimi i presidentit Thaçit me liderët shtetërorë, askush s’flet për media

Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Ka përfunduar takimi i dytë i mbajtur sot mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të tjerë të shtetit.
Pas takimit kryeministri Haradinaj nuk ka folur për media, por menjëherë ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë, raporton lajmi.net.

Nga takimi ka dalë edhe Limaj dhe Dardan Gashi po asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për media.

Në këtë takim ka marrë pjesë, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrat Limaj, Gashi e Pacolli.

Pas takimit të parë Haradinaj tha se është folur për dialogun.

“Kemi folur për dialogun kryesisht. Jemi pajtuar që në Bruksel nuk duhet të diskutohet për shkëmbimin e territoreve dhe me këtë është pajtuar edhe presidenti”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)