Thaçi i nervozuar me Mustafën e Kurtin: Nëse duan luftë me Serbinë, hairin ia pafshin

Thaçi i nervozuar me Mustafën e Kurtin: Nëse duan luftë me Serbinë, hairin ia pafshin

Reagim i ashpër i Hahnit për gazin e VV-së: Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket kundërshtimeve të opozitës për shkëmbim të territoreve ka thënë se ata po dëshirojnë luftë, gjersa ka thënë se nëse janë të interesuar skurse Albin Kurti, ashtu edhe Isa Mustafa mund ta fillojnë luftën. Por, thotë se koha e luftës ka përfunduar dhe se Kosova e ka fituar këtë luftë, shkruan Express

Sipas Presdentit Thaçi, vendimin përfundimtar për marrëveshjen Kosovë-Serbi do ta japing qytetarët e Kosovës. Ndërsa, sa i përket kundërshtimeve të opozitës për shkëmbim të territoreve me Serbinë, ka deklaruar se nëse Albin Kurti dhe Isa Mustafa dëshirojnë luftë, edhe mund ta fillojnë.

Por, presidenti pas përfundimit të takimit me tre liderët ka deklaruar se tashmë koha e luftës ka përfunduar dhe se Kosova e ka fituar këtë luftë.

“Vendimin përfundimtar për marrësveshjen Kosovë-Serbi do të japin qytetarët. Nëse dikush don me i shpalll luftë Serbisë le të urdhërojnë,edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa. Hajrin ia pafshin. Nashta kanë trimëri e zotësi. Ne jemi këtu, e nëse ata i kanë strategjit operative e strategjike e na nuk i dijmë , me e fitu edhe një betëje me Serbinë. Por, lufta ka përfunud. E kemi fitu luftën, Kosova është e lirë dhe e pavarur”, ka thënë Thaçi.

I pari i vendit ka deklaruar se tani qasja e Kosovës është si të antarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Këto deklarime të Thaçit vijnë pas dy takimeve që pati sot me Kryeministrin Haradinaj dhe krerë e tjerë të koalicionit, për dialogun me Serbinë.

Ndryshe, Kryeministri Haradinaj pas këtij takimi u shpreh se ndryshimi I kufijve nuk do të diskutohet në Bruksel.

LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje prej fillimit kanë qenë kundër idesë për shkëmbim të territoreve dhe po kërkojnë të votohet një rezolutë, për siç kanë thënë ata të mbrohet integriteti territorial.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)