Sulmuesi i sapoardhur i Real Madrid, Mariano Diaz raportohet do të marrë numrin 7 të fanellës që deri tash e kishte mbajtur Cristiano Ronaldo.
Këtë numër e kishin dashur edhe më herët shumë lojtarë të Los Blancos, por prezenca e portugezit në Santiago Bernabeu u kishte pamundësuar një gjë të tillë.
Me shkuarjen e lojtarit më të mirë në botë i është hapur rruga Mariano-s që të marrë fanellën e shumë dëshiruar raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
Mariano i është bashkuar Los Merengues vetëm 12 muaj pas shkuarjes në Lyon dhe tashmë ai ka një kontratë pesë vjeçare me klubin spanjoll.
COMMENTS