Nga nesër përfundon periudha e ndalesës së shfrytëzimit të shëtitores në rrugën “Dardania”të Fushë-Kosovës, e cila ishte e lejuar nga ora 20:00 deri në ora 23:00.
Kjo komunë njofton gjatë kësaj periudhe kohore mijëra qytetarë kanë frekuentuar këtë shëtitore duke shfrytëzuar kafenetë dhe aktivitetet tjera që u zhvilluan gjatë kësaj kohe.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Komunës së Fushë-Kosovës, ka falënderuar Policinë dhe të gjithë qytetarët për kujdesin, sjelljet dhe qetësinë e treguar përgjatë këtyre dy muajve.
COMMENTS